Zaptimi I trotuareve është një problematikë e cila për sëritet vit pas viti në bashkinë Shkodër. Në lagjen “Rus” pronarët e subjekteve tregtare kanë bllokuar trotuaret me karrige, tavolina apo edhe stenda ku kanë vendosur frutat dhe perimet e ndryshme.
Qytetarët të pyetur nga Star Plus tregojnë se trotuaret e bllokuara janë një problem për ta.
Ata kërkojnë që bashkia Shkodër të marrë masa për zgjidhjen e këtij problemi.
Edhe më herët Star Plus ka pasqyruar situatën problematike që krijohet nga bllokimi I trotuareve në shumë zona të qytetit. Ndërkohë, aksionet e herë pas hershme të bashkisë Shkodër nuk kanë mjaftuar për t’I dhënë zgjidhje përfundimtare këtij fenomeni.
Comments are closed.