Instituti i Gjeoshkencave ka bërë parashikimin e motit në vendin tonë për fundjavën.

Të shtunën dhe të dielën, nuk priten reshje në të gjitha qarqet e vendit, e duket se i ftohti është larguar nga vendi ynë.

Nesër (e shtunë, dt. 18) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 6/ 14 °C; në vendet e ulëta: 2 / 15 °C; ndërsa në vendet malore: -1 / 12 °C. Ndërkohë që era pritet të jetë e lehtë në të gjithë vendin.