Karnevalet e Shkodrës janë pjesë e historisë së këtij qyteti ndërsa këtë fundjavë do të zhvillohet edicioni i 162-të i tyre. Drejtori artistik organizativ i shoqatës kulturore “Zef Jubani” që ka marrë përsipër organizimin e Karnevaleve thotë se edhe për këtë vit do të ketë thumbime ndaj institucioneve që nuk po i mbështesin sa duhet këto aktivitete të traditës duke i lënë të përballen me pamjaftueshmërinë e fondeve duke qenë se karakteristika kryesore e Karnevaleve të Shkodrës mbetet si gjithmonë ironizimi i të metave dhe problematikave që evidentohen në shoqërinë tonë.
Edhe aktori Qazim Çela që për të katërtin vit me radhë shkruan libretin e Karnevaleve të Shkodrës shpreh bindjen se manifestimi i tyre do të shndërrohet në një ditë feste për qytetin.Karnevalet do të mbahen të dielën dhe karvani i tyre do të nisë në orën 10⁰⁰ para teatrit “Migjeni”.
Comments are closed.