Nisi si nje status i thjeshte ku kerkova ndihme nga ju per nxanesit e shkolles “Ndoc Mazi”. Nuk hezituan shum miq dhe te panjohur ku kontaktuan per te dhene kontributin e tyre me veshje, ushqime dhe ndihme financiare.
Ne kohe rekord per nje jave u mblodhen 3 miljon e 600 mij leke te vjetra per pagesen e transportit rrugor te 20 fmijve qe e kishin barre te rende mbi shpine per mungesa financiare.

U mblodhen pako ushqimore per 92 familje dhe rroba e veshmbathje per 140 fmije.

Falenderoj prej zemres çdo kend qe ka kontribu! Ju falenderoj ne emer te prindve dhe femijeve qe keni gzu pamase. Per ju mund te jete pak por per ata asht shum. ♥️

Falenderoj emigrantat qe me te vertete jane shqetesu per kte problematike. Jane shume emra dhe kerkoj ndjese nese harroj ndonje; Julia Pepa dhe miqt e saj nga Italia, Besnik Pjeternikaj, Kloneta Fusha, Gerta Alimadhi dhe miqt e saj, Klo Pottery, Xhedis Supermarket, Davide Marku, Adnan Tabaku, Lura Amantia, Diana Bungu, Davide Maerchal, Seniha Braimi, Ervina Toptani, Sanida Kraja, Al-Ben Guide Kola qe ndihmoi me mbledhjen e disa rrobave dhe ushqimeve ne Tirane, jane dhe disa te tjere nder ta dhe figura publike qe kane zgjedhe te qendrojne anonim.

Ne me te vertete nuk ju shpetuam jeten atyne fmive po ju ofruam pak ngrohtesi e shprese, qe ka njerez qe kujdesen per mirqenien e lumturine e tyre.

Kjo nisem me dha nje mesim: qe gjanat qe nisen me deshiren e vullnetin e mire gjithmone kane per te ec sado sfiduese!
Uroj qe juve te ju kete dhane nje mesazh: qe te mos e nenvlersoni kurre ndihmen ndaj te tjerve dhe mos te lodheni kurre duke ba mire!

Une kam vendos qe keta femije ti marr nen nje “patronazh shpirtnor” ku here pas here te organizoj dhurime te tilla me aq sa une, miqt dhe ju mundeni. Kto dite pata rastin te vizitoj familje dhe te shoh nga afer nje gjendje te mjerueshme mes qytetit. Per ata qe duan te kontribojne me tej mund te ju lidh personalisht me familjet e ketyre femijeve ku mund te ndihmoni me tej me ushime, veshmbathje, elektroshtepiake apo financiarisht.

Ju falem nderès e ju paqa tanve! ♥️ Perzemersisht, Marjana