Artan Hoxha thotë se bandat shqiptare të narkotrafikut në Ekuador nuk i sjellin paratë në Shqipëri. I ftuar në “Të Paekspozuarit”, Hoxha thotë se atyre u duhet që t’i pastrojnë ato para, por nuk I sjellin në vendin tonë, pasi kanë frikë se mund të tradhtohen nga pronarët e kompanive të mëdha.
Hoxha tha se ata i çojnë paratë kryesisht në Dubai, vendi ku dhe kokat e narkotrafikut shqiptar, po strehohen aktualisht. Ai foli për rritjen e ndikimit të bandave shqiptare në Ekuador dhe deklaroi se kanë arritur të ndikojnë edhe struktura shtetëtore.
“Ata që janë të vendosur në Ekuador, janë ambasadorët e krimit të organizuar shqiptar. Janë përfaqësues. Një pjesë e tyre janë pengje derisa të dorëzohet ngarkesa. Jemi në fazën kur shqiptarët që janë vendosur atje, janë emisarët e bosëve të mëdhenj që rrinë në Dubai ose në Evropë. Paraja që fitohet në Ekuador ku shkon? Ata donin ta sillnin në Shqipëri, por thoshin nuk e sjellim dot, sepse ka vetë një mundësi, ta çosh te kompanitë e mëdha. Ato kompani kontrollojnë policinë, gjykatën, mund të na arrëstojnë dhe humbim lekët. Prandaj ata i çojnë në Dubai. Pjesë dërrmuese e këtyre që merren me këtë nivel trafiku janë europianë, jo me pasaporta shqiptare. Janë qytetarë europianë. Ata që janë vërtetë të rëndësishëm janë me dokumenta vendase. Dritan Gjika ka dokumenta vendase. Gjika ka lidhje të forta në rrethin e ngushtë të presidentit dhe lidhje në administratë. Fakti që shqiptarët kanë vajtur në këto nivele… Vitin e kaluar ngarkesa më e vogël e kapur ishte 1.8 ton. Flasim për grupe që kanë shtrirje në tre kontinente, për ata Shqipëria është shumë e vogël,”- tha Hoxha.
Comments are closed.