Ky është Pëllumb Muça i cili jeton i vetëm mes shumë të vështirësive në lagjen Kiras të qytetit të Shkodrës. Atij i mungojnë edhe kushtet minimale të jetesës. Prej 9 vitesh 60 vjeçari qëndron në errësirë në banesën e tij pasi nuk ka mundësi të paguaj faturat e energjisë elektrike.

60 vjeçari i bën thirrje të gjithë atyre që kanë mundësi që ta ndihmojnë.

Në Shkodër është një numër i madh familjesh me probleme sociale, ekonomike e shëndetësore të cilat vazhdojnë të përballen përditë me vështirësi për të jetuar. /star plus tv/