Kryetari i Bashkise Shkoder Bardh Spahia ka uruar per 15-vjetorin e Pavaresise se Kosoves.Ne nje postim ne facebook, ai shkruan se duhet te punojme se bashku per te shenuar te tjera arritje.
Postimi i plote
Gëzuar Pavarësinë Kosovë!
E ku më bukur se në qytetin e Gjakovës të urosh këtë përvjetor të 15-të të pavarësisë, e njëkohësisht të përkulesh me nderim dhe respekt ndaj aktit sublim të bijve e bijave të këtij kombi që derdhen gjakun për liri.
Falenderoj kryetarin e komunës Gjakovë Ardian Gjini për ftesën dhe mikëpritjen ndaj meje dhe delegacionit të Bashkisë Shkodër. Si një komb le të festojmë e të punojmë së bashku për të shënuar të tjera arritje, tashmë me sfidat e reja që na presin përpara, e duke shpresuar që në të ardhmen e afërt të jemi pjesë e familjes së madhe evropiane.
Gëzuar 🇦🇱 🇽🇰
Comments are closed.