Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli tha para protestuesve se në tre dekada nuk ka ndodhur kurrë që të përjashtohet gjysma e grupit parlamentar sikurse po ndodh sot me opozitën.
E pranishme në protestën para Kuvendit, Topalli tha se nuk ka ndodhur as që të rrëzohet kërkesa e opozitës për interpelancë apo të mos ngrihet një komision hetimor kur e ka kërkuar opozita.
“Në 3 dekada, nuk ka ndodhur kurrë që të përjashtojnë gjysmën e grupit parlamentar në mënyrë që ai të ndihet i sigurt kur të shkojë në parlament. Nuk ka ndodhur kurrë që të mos i përgjigjet kërkesës së opozitës për interpelancë. Nuk kanë ndodhur kurrë të mos ngrihet një komision hetimor kur e ka kërkuar opozita.
Byroja ka pezulluar një ligj për komisionin hetimor. Jam e pafjalë! Gjatë këtyre vendimeve, Shqipëria ka vuajtur dhe është boshatisur si kurrë më parë. Pushteti i parasë bleu kryetarin e opozitës, blen këdo që mos të flasë. Vjen një moment kur njeriu thotë prit pak, ka momente në jetë kur njeriu ndihet i pafuqishëm por kurrë momente që njeriu të ndalojë së protestuari.
Ky në 9 vite ka përzënë nga Shqipëria mbi 900 mijë shqiptarë, janë njerëzit tanë, janë fëmijët tonë që kanë marrë rrugët e botës. Kryetaren e Parlamentit e paskan fshehur sot ”-tha ndër të tjera Topalli
Comments are closed.