E ftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë ish-banorja e shtëpisë së “BBV”, Tea Trifoni.
Ajo përfundoi rrugëtimin e saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri dhe në radio tregoi gjithçka rreth kësaj eksperience mjaft të veçantë dhe të bukur.
Gjatë një prove që ata kishin brenda shtëpisë së “BBV”, Luizi dhe Tea kënduan së bashku dhe nga mënyra sesi Tea e shikonte të gjithë menduan se mes tyre ose më shumë nga ana e Teas mund të kishte një pëlqim, por vetë ish-konkurrentja e “Për’Puthen” tha se
Ne të dy i thamë njëri-tjetrit, në momentin kur bëmë performancën: “Tani do performojmë!”. Ai këndoi me zërin e tij të bukur dhe unë u mundova të bëja cfarë mundesha me sytë e mi të bukur.
Pse u merakos në njëfarë mënyre Kiara që ti i vure dorën te barku?
Nuk e di kur të dalë Kiara duhet të pyesni atë. Nuk ishte aspak e qëllimshme. Duke qenë se na ishte caktuar që unë dhe Luizi të performonim bashkë nuk ishim të afërt me njëri-tjetrin ishim larguar shumë, unë i kisha mbajtur dy javë osë me tepër qëndrim. Nuk qeshja me asgjë që ai thonte, nuk më bënte për të qeshur isha shumë e mërzitur me të. Isha realisht e mërzitur me të sepse siç na keni parë javët e para ne ishim shumë të afruar me njëri-tjetrin dhe unë e kuptoja që ai aty kishte ardhur me qëllime të qarta për të luajtur një lojë ama se mendoja që do ta drejtonte tek unë dhe u lëndova.
Tea shtoi gjithashtu se:
Po pse duhet të bëhesha xheloze, ai më ofendoi. Unë u mërzita me ofendimin.
Por pse nuk zgjodhi Tea që në këtë pikë të lojës të lunate pak më shumë?
Unë isha shumë emocionale në të gjithë këtë rrugëtim të “Big Brother VIP”.
Duke qenë se ka qenë edhe në një program dashurie si “Për’Puthen” pse Tea nuk luajti pak më shumë aty brenda në shtëpi, si për shembull të hynte pak mes Luizit dhe Kiarës?
Unë mes çiftit nuk jam futur në “Për’Puthen” jo më në “Big Brother”.
Comments are closed.