Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) ka sekuestruar 34 pasuri të shumëkërkuarit, Ervis Martinajt. Më poshtë, Dosja.al ju sjell të listuara pasuritë e vëna nën sekuestro. Shumica prej tyre janë në emër të familjarëve dhe personave të njohur të Martinajt.

LISTA E PLOTË:

-Aksionet e KING KASINO ku aksioner është 100% Ervis Martinaj ; -50 % të aksioneve të shoqërisë “ALBA TELECOMMUNICATION” në emër të Ervis Martinaj; -Aksionet e shoqërisë “MATI UNION” ku aksioner është 100% Mustafa Martinaj; -Aksionet e shoqërisë “MARTINAJ E.M” ku aksioner është 100% Mustafa Martinaj

-Subjekti “Ervis Martinaj” ; -Shoqëria “REAL FENIX” ku aksionere është 100% Roberta Martinaj; -Subjekti “Drenica Martinaj” ; -Subjekti “V.K” ; -Shoqëria “S.P.E Energy” shpk ku aksioner është 100% V.K; -21% e aksioneve dhe aseteve te shoqëria “S.P.E Gjadër” të zotëruara nga “S.P.E Energy” shpk ku aksioner është 100% V.K

-Një automjet Smart, modeli Passion në pronësi të Erjona Martinaj; -Një automjet Land Rover, modeli Discovery në pronësi të Erjona Martinaj; -Një automjet Mercedez-Benz, modeli GLK 350, në pronësi të Vasilika Martinaj
-Një automjet Fiat, modeli Fiesta, në pronësi të Vasilika Martinaj; -Një automjet BMë, modeli M 550, në pronësi të Vasilika Martinaj; -Një pasuri me sip.82 m2 në lagjen “Pavarësia”, Vlorë në pronësi të Drenica Martinaj dhe një arë në Piqeras, -Sarandë në pronësi të Ervis dhe Roberta Martinaj; -Një njësi me sip. 137 m2 në pronësi të Vasilika Martinaj
-Një ullishte me sip.9 800 m2, në Dobresh, Tiranë; -Një arë 3 815 m2 në Fushëkuqe, Kurbin; -Arë me sip.7 000 m2 në Patok; -Arë në Fushëkuqe, Kurbin sip.12 145 m2; -Arë në Patok, Kurbin me sip.1 973 m2; -Arë në Patok, Kurbin me sip. 7050 m2; -Arë dhe truall me sip.1 975 m2 në Fushë-Milot, Kurbin; -Arë me sip.1. 632 m2 në Fushë-Milot, Kurbin
-Truall dhe ndërtesë me sip.300 m2 në emër të Mustafa dhe Vasilika Martinaj; -Arë me sip. 2. 543 m2 në Fushëkuqe, Kurbin; -Arë dhe ndërtesë me sip.410 m2 në Fushëkuqe, Kurbin në emër të Mustafa dhe Vasilika Martinaj; -Arë me sip. 120 m2 dhuruar nga Ervis Martinaj shtetases Bisere Hato; -Truall dhe ndërtesë 580 m2 dhuruar nga Ervis Martinaj shtetases Bisere Hato; -Apartament në rrugën “Dervish Hima”, me sip.105 m2, dhuruar nga Ervis Martinaj shtetases Gelmona Tarja; -Ullishte 2000 m2 në fshatin Gjilekë, Dhërmi ; -Pasuri aktualisht ne pronësi te shtetasit Fatmir Ahmet Vuthaj, në Surrel. -Llogari kursimi për fëmijë