Ngrohja në shkolla është një prej prioriteteve tona në këto ditë dimri.

Bashkia Shkodër ka bërë një tjetër shpërndarje të lëndës drusore në shkollat e sistemit parauniversitar.

Temperaturat e ulëta që përfshin vendin e kanë rritur konsumin dhe parësore për ne është krijimi i kushteve të përshtatshme për zhvillimin e proçesit mësimor për fëmijët. Lënda drusore u sigurua nga fondi i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pyjeve në Bashkinë Shkodër.