Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar (SPAK) ka nisur një aksion për sekuestrimin e pasurive të Ervis Martinajt, i konsideruar ish-mbreti i lojërave të fatit. Lëvizja e autoriteteve ka ardhur më shumë se gjashtë muaj pas zhdukjes së Martinajt, teksa ende nuk dihet nëse është gjallë apo është vrarë.
Aksioni është përqëndruar në Lezhë, Fushë Kuqe dhe Patok, ndërkohë që në përfundim të tij do të bëhet edhe bilanci i pronave të sekuestruara. Deri më tani raportohet se janë 34 pasuri, në emër të Ervis Martinajt dhe familjarëve të tij që priten të sekuestrohen. Sekuestrimi po bëhet në kuadër të operacionit ‘Plumbi i Artë’. Pasuritë që pritet të sekuestrohen kapin vlerën e miliona eurove.
Nën sekuestro janë edhe disa aksione të Vis Martinaj në disa kompani. Dyshohet se këto pasuri janë vendosur nga aktiviteti i paligjshëm i Martinajt./Dosja.al
Comments are closed.