I ftuar në emisionin “Zona Zero”, ditën e sotme ishte gazetari Elkier Bushkolaj, i cili dha më shumë detaje në lidhje me operacionin e ndërmarrë ditën e sotme nga SPAK, për sekuestrimin e pasurive të Ervis Martinajt, i cili prej 6 muajsh rezulton i zhdukur.
Sipas Bushkolajt, fuqia e Martinajt është shumë e madhe pasi ai zotëron një pasuri më të madhe se vlera 10 mijë euro që iu sekuestrua. Megjithatë, sipas tij nuk do të thotë se e gjitha është krijuar nga aktivitet kriminal pasi babai i tij, është një nga biznesmenët e parë në vendin tonë.
“Babai i Martinajt është një ndër biznesmenët e parë në vend. Më suksesshmi në Kurbin. Biznes në zonën e Patokut. Filtrimi është një procedurë që do kërkojë kohë. Shtrirja e pronave nga Lezha në zonat e veriut që tregon pushtetin. Nëse deri dje flisnim për atentate, vrasje, sot flasim për para. Mendoj se vlera është shumë e madhe. Në listë ishin pronat e rrethit familjar. Fuqia e Martinajt është shumë më e madhe se ajo që shfaqet aty.”- tha gazetari.
Comments are closed.