Komisioni i Etikës dhe Votimit është mbledhur ditën e sotme për të marrë vendimin në lidhje përjashtimin nga Kuvendi të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha; sekretarit të Përgjithshëm Flamur Noka dhe dy deputetë Belind Këlliçi dhe Edi Paloka.
Nga mbledhja e sotme, Komisioni vendosi përjashtimin për 10 ditë nga punimet e Kuvendit, Sali Berishën dhe Flamur Nokën. Ndërkohë, për Edi Palokën dhe Belind Këlliçin ka vendosur përjashtimin e tyre me 5 ditë nga punimet e Kuvendit.
Seanca e fundit parlamentare, e cila u zhvillua jashtë rendit, u shoqërua me episode të shumta tensioni, ku nuk mungoi as bllokimi i Foltores nga deputetët e opozitës, e po ashtu as krijimi i zhurmave me bilbilë për të ndaluar fjalët e socialistëve.
Comments are closed.