Policia ka shpallur në kërkim Florian Gjini, pasi dyshohet se është bashkëpuntor i tre personave që zhvasnin institucionet në kryeqytet. Gjini, së bashku me Ergys Ahmetaj, Andi Basha dhe Gëzim Kusin, tentuan të vidhnin në Kamzë Pëllumb Salilllarin. Në dosjen e siguruar nga gazetarja Keti Banushi, përmendet edhe nofka e Florian Gjinit, e cila ishte ‘shkodrani’.

Në dëshminë e tij para Gjykatës, 21-vjeçari Ergys Ahmetaj është shprehur se njihet me Florian Gjinin, pasi ishte takuar me të rastëssisht para 4 muajve në Holandë. Para një javë, Floriani e merr në telefon Ergysin për tu takuar. E më pas ai i shkruan nëse do i gjente ndonjë “taksist” që do i kryente një porosi për llogari të tij dhe t’ja çonte atij aty ku do ishte ai. Floriani i kiste premtuar Ergysit 500 euro. Pas ofertës së Florianit, Ergysi ka pyetur mikun e tij (të arrestuar së bashku me të), Gëzim Kusin dhe e ka pyetur nëse njihte dikë që jetonte pranë zonës ku do gjobisnin në Tiranë. Gëzimi i sugjeron Andi Bashën (i arrestuar bashkë me ta).

Ditën e sotme, Gjykata e Posaçme ka vendosur masën arrest me burg, Ergys Ahmetjan, ndërsa burg me afat 30 ditor për dy të arrestuarit e tjerë, Andi Basha e Gëzim Kusi, pjesë e grupit të gjobvënësve që shiteshin si zyrtarë në Tiranë. Ata akuzohen për mashtrim në bashkëpunim të mbetur në tentativë, të kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.