Ka ndërruar jetë në Kenia 22-vjeçarja Joy Ayoko që u dhunua në Tiranë në gusht të vitit të shkuar në rrethana ende të paqarta.
E reja qëndroi në spitalin e Traumës prej muajit gusht kur u dhunua dhe pësoi dëmtime të mëdha që e lanë në koma. Në janar të këtij viti, ajo u kthye në vendin e saj në Kenia.
22-vjeçarja kishte ardhur në Shqipëri për të punuar në një kazino por u dhunua dhe hodh nga kati i dytë i banesës ku jetonte në rrugën “Pandeli Evangjeli” në kryeqytet.
Deri më tani, askush nuk është arrestuar në lidhje me rastin.
Comments are closed.