Dita e sotme, 13 shkurt është shpallur ditë zie kombëtare. Në shenjë solidariteti për Turqinë e Sirinë që kanë humbur të paktën 34 mijë jetë nga tërmeti tragjik, Shqipëria do të ulë sot flamurin kombëtar në gjysmë shtizë.
“Qeveria Shqiptare ka vendosur që e hëna, 13 shkurt, do të jetë DITË ZIE KOMBËTARE në shenjë dhimbjeje e lutjeje për viktimat e tragjedisë së madhe të tërmetit në kufirin turko-sirian, si edhe në shenjë solidariteti me Turqinë mike, e cila na u gjend pranë kur një fatkeqësi e ngjashme goditi Shqipërinë pak kohë më parë. Ulja e flamurit kombëtar në gjysmë shtize dhe ndezja e një qiriri nga çdonjëri sipas dëshirës e mundësisë, do të jenë shenjat kuptimplota të një të hëne të shenjuar prej dhimbjes njerëzore e solidaritetit popullor që i kapërcejnë kufijtë tanë,”- njoftoi kryeministri Rama.
Numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri pas tërmetit katastrofik të së hënës ka shkuar në 34,179. 29,605 janë konfirmuar në Turqi, ndërsa në Siri numri i viktimave është 4,574.
Comments are closed.