Një shpërthim i fuqishëm me tritol ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në Sarandë, ku për pasojë është shembur edhe një hotel.
Nga informacionet e deritanishme bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në orën 05:54 minuta në bulevardin kryesor të qytetit.
Si pasojë e shpërthimit dëme të shumta janë shkaktuar edhe në bizneset përreth, ndërsa deri tani nuk raportohet për persona të lënduar.
Lënda eksploziv mendohet të ketë qenë disa kilogramë.
Mësohet se hoteli ishte në pronësi të shtetasi Sprio Çabiri.
Edhe pse ka qenë mëngjes, shpërthimi ka shkaktuar panik te banorët e qytetit të Sarandës.