Policia e Laçit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me plagosjen me armë zjarri në gjimnaz. Në njoftim bëhet me dije se është plagosur me armë zjarri në këmbë i mituri me inicialet L. Rr. 15 vjeç, nxënës në gjimnaz, banues në Kurbin, i cili është transportuar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Autor, sipas policisë është A.Gj., 17 vjeç, gjithashtu nxënës i gjimnazit. Ky i fundit është shpallur në kërkim nga policia.

Njoftimi:

Në lagjen nr.4 në Laç, jashtë rrethimit të gjimnazit, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi i mitur L. Rr. 15 vjeç, nxënës në gjimnaz, banues në Kurbin, i cili është transportuar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë me marrjen e njoftimit, shërbimet e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe falë veprimeve të shpejta hetimore, kanë identifikuar autorin e dyshuar shtetasin A.Gj., 17 vjeç, gjithashtu nxënës i gjimnazit. Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet me qëllim lokalizimin e kapjen e autorit. Grupi hetimor nën drejtimin e prokurorit, njëkohësisht vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.