Videoja që po shikoni tregon momentin e shpërthimit dhe të shembjes me tritol të hotel “Bizanti” në Sarandë. Gjithçka nis kur ora shënon 05:53 dhe e gjithë procedura deri në qetësimin e situatës zgjat katër minuta.

Fillimisht në pamje duket një drishe e fortë, më pas shihet teksa të gjithë zonën e mbulon tymi. Ndërkohë, hoteli ka rënë në tokë dhe në sfond shihen shkendija elektrike.

Në këtë shpërthim janë përdorur 30 kilogramë lëndë plasëse. Shpërthimi i fortë ka dëmtuar dhe banesat e godinat rreth hotelit, deri në 300 metra distancë. Shkak për shpërthimin mendohet të jetë bërë konlikti i pronësisë mes dy pronarëve, Spiro Çabiri dhe Dhimitër Evangjeliu që janë në proces gjyqësor që prej vitit 2002.