Krenar për bashkëkombasen Mira Murati, krijuesja dhe drejtuesja teknike e ChatGpt, një chatbot inteligjence artificiale, zhvilluar nga kompania kërkimore me bazë në San Francisco, OpenAI.

Fama e Mirës ka pushtuar mbarë botën si pasojë e mundësive të pafund të aplikimit të kësaj shpikje brilante. Unë gjeta rastin ta provoj, siç mund ta shikoni në videon më poshtë, për të krijuar një status përgëzimi për 35 vjeçaren shqiptare, Mira Murati. Krenar pa fund për këtë arritje dhe duke shpresuar në përdorimin sa më konstruktiv të kësaj krijese artificiale gjeniale i uroj Mirës sa më shumë arritje dhe suksese në të mirë të shoqërisë dhe botës ku jetojmë!