Çdo dëmtim i investimeve publike është një kosto më shumë për buxhetin e Bashkisë Shkodër dhe taksat e qytetarëve.

Vjedhja dhe djegia e stolave në pedonalen e “Molos” vetëm një javë pas riparimit të tyre, është një akt i shëmtuar për të cilin Bashkia Shkodër fton organet ligjzbatuese ta hetojnë dhë vënë para përgjegjësisë autorin/et.

Drejtori i shërbimeve publike Alfred Luleta ka ftuar qytetarët të bashkëpunojnë për të mbrojtur pronën publike dhe denoncuar çdo rast të dëmtimit të saj.