Studentë të degës së edukimit fizik dhe sporteve në universitetin e Shkodrës, për dy ditë me radhë kanë qënë për praktikë mësimore në ski-pistën e Dardhës. Ardhja në Dardhë sipas përgjegjegjësit të këtij departamenti Gjulio Zefi, ka qënë e kushtëzuar për shkak të mungesës së dëborës në Lëpushë, Razëm, Theth e Bogë të Malësisë së Madhe. Sipas Zefit pista e Dardhës përmbush të gjitha kërkesat e programit mësimor për ski me studentët e sporteve të universitetit të Shkodrës.

Edhe për profesorin e këtij departamenti Erjon Peqini, pista e Dardhës është e përshtatshme për të gjitha nivelet e mësimdhënies, duke bërë të mundur që studentët të përfshihen në programin e rrëshqitjeve që ditën e parë. Peqini nisur nga pista e Dardhës ka shprehur mendimin se edhe fshatrat e Malësisë së Madhe i kanë mundësitë për të realizuar investime të tilla.Ski-pista e Dardhës, e vetmja e këtij lloji në vendin tonë, mbetet befasi edhe për studentët e këtij universiteti edhe në kushte kur nuk e kanë për herë të parë që skijojnë në pistën e Billgës.

Ky është viti i dytë radhazi që studentë të degës së edukimit fizik dhe sporteve në universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër zhvillojnë praktikën mësimore në ski pistën e fshatit të njohur turistik të Dardhës në Korçë.