Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri ka ironizuar pjesëmarrjen e ulët të opozitës në protestën e sotme.
Teksa ka publikuar në rrjete sociale disa foto të publikuara nga mediat me dron nga lart, Gjiknuri thekson se “Revolucioni” Berisha-Meta u shfry si tullumbace në oborrin e Partisë Socialiste.
“Revolucioni” Berisha-Meta siç nisi i dëshpëruar nga bulevardi, u shfry si tullumbace në oborrin e Partisë Socialiste”, shkruan Gjiknuri.