Për Arben Meçen, protesta e sotme në Bulevard shënoi vdekjen politike të Sali Berishës. I ftuar në studion e ABC News, Meçe tha se populli opozitar e braktisi sot Sali Berishën.
“Vijimi do të thotë se ky person nuk di dhe nuk do të lexojë situatën. Ëshë fakt, protesta e sotme ishte më e vogël se ajo e 6 dhjetorit dhe edhe me e vogël se 7 korriku. Ka një rënie drastike. Mesazhi s’ka nevojë ta transmetojmë ne. Populli ka inteligjencë të kuptpojë pozicionin e Berishës, bojkotin që i bëri populli shqiptar.
Gjithë ai proces që beri me kongresin, votimet, primaret ishin fars, gjithë jeta politike e Berishës në këtë 1 vit, është një fluskë sapuni. Këtë mesazh mori populli opozitar, që sot kuptoi vdekjen politike të Sali Berishës. Trendi është nërënie, dhe kjo protestë kjo pjesëmarrje e varrosi politikisht.
Demokratët e morën mesazhin se me Berishën nuk vijnë kurrë në pushtet, brenda PD kemi një frymë. Populli opozitar është proamerikan dhe sot e bojkotoi Berishën. Brenda PD duhet ta kuptojmë populli opozita është proamerikan është prezent. Cështja është se në PD sot ka një frymë që është e ardhmja e PD, sot populli opozitar u largua nga Berisha, Të gjithë tani, nga ky moment, ai grupim që ka dalë si forcë amerikane brenda PD të demostrojë që PO është i fuqishëm në PD” – u shpreh Meçe.
Comments are closed.