Protesta e 11 Shkurtit ka mbledhur ne kryeqytet me mijera qytetare nga mbare vendi por ashtu si edhe here te tjera nuk kane munguar as banoret nga Shkodra.

Se bashku me ta, kane qene edhe drejtues te PD, deputete dhe Kryetari i Bashkise se Shkodres Bardh Spahia.

Ne nje postim ne rrjetet sociale ai shkruan : Mirënjohje për çdo të ri dhe të re, për çdo bashkëqytetar të Shkodrës dhe mbarë Shqipërisë, për emigrantët që zgjodhën të udhëtojnë drejt vendlindjes për tju bashkuar protestës. Janë mesazhe shprese, frymëzim për të mos u ndalur në rrugën e nisur, atë të çlirimit të Shqipërisë nga një regjim që ka vrarë demokracinë dhe të ardhmen tonë.

Protestat janë rruga e vetme që bashkë me votën e lirë do të na japin mundësinë e ndryshimit të shumëpritur. Partia Demokratike është shpresa e vetme për shqiptarët dhe garancia e një të ardhme të sigurtë drejt familjes evropiane.