Policia e Shtetit ka mobilizuar rreth 1200 efektivë për mbarëvajtjen e protestës së opozitës, e cila do të mbahet këtë të shtunë para Kryeminsitrisë.
Për të garantuar siguri do të angazhohen forcat e rendit të komisariateve, Forcat Shqiponja, FNSH dhe RENEA.
Në rreshtin e parë do të vendosen forcat e Rendit, ku do të vendosen para Kryeminsitrisë, me të tërhequra do të qëndrojnë Shqiponjat dhe pastaj në rast agravimi të protestës, do ndërhyjnë Forcat Speciale. Në turmën e protestusve do të jenë edhe punonjesit civil, të cilët do të raportojnë, për cdo incident të mundshëm.
Kontrolle do të ketë edhe në hyrje të kryeqytetit për personat që mund të krijojnë probleme në tubim.
Po ashtu është kërkuar edhe nga drejtoritë vendore që të shkembejmë informacione për kontrollin e makinave pasi ka dyshime që mund të ketë lëndë piroteknike.
Policia Rrugore do të bllokojë rrugët ku është lajmëruar lëvizja e protestuesve. Disa nga rrugët e bllokuara do të jetë sheshi “Nënë Tereza”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, një pjesë e rrugës “Ismail Qemali”, një pjesë e bulevardit “Zhan Dark”, etj.
Comments are closed.