Faleminderit për Besimin !
Së pari dua të falenderoj të deleguarën e Qarkut Shkodër , Znj . Elisa Spiropali , gjithashtu dua të përshëndes e falenderoj Kryetarin e Partisë Z.Edi Rama , si dhe kryesinë e Partisë Socialiste të Shqipërisë , të cilët më besuan si kandidatin e partisë socialiste për kandidimin tim si Kryetar Bashkie në zgjedhjet e 14 Majit në Vau Dejës !
Një falenderim tjetër shkon për kryetarin e bashkisë Z.Mark Babani , së bashku kemi bashkëpunuar shumë në këto 4 vite , shpresoj që ta kem si këshilluesin dhe bashkëpuntorin tim më të mirë , në drejtimin e bashkisë sepse eksprienca që ka Marku është një aset i çmuar për ne.
Falenderimi tjetër shkon për të gjithë ju , koleg e bashkëpunëtor , të cilët keni qënë motivi dhe shtysa ime më e mirë , për të qënë në këtë pozitë që jam sot . Mirënjohje dhe faleminderit që zgjodhët të jemi bashkë të pandarë .
Për mua është nder dhe privilegj që të jem kandidati i Partisë Socialiste për Kryetar Bashkie në Vau Dejës . Ashtu si më njihni , secili prej jush e di që do bëj maksimumin për të gjithë ju që më keni besuar dhe keni qënë në vijën e parë të çdo fushate , dua tu siguroj se puna juaj do shpërblehet .
Nisur nga sot , nuk duhet të ndalemi as një sekond , por te shkojmë shtëpi më shtëpi , për të takuar qytetarët , banorët tu kërkojmë votat, pasi kemi gjithë të drejtën e Zotit ta bëjmë këtë për një mandat tjetër në drejtimin tonë , për të vazhduar punët e mira që kemi nisur dhe të bejmë realitet projektet e bukura qe kemi bërë gjatë këtyre 4 viteve.
Janë bërë shumë punë të mira në këto 4 vite , pavarsisht vështirësive dhe sfidave që kaluam gjatë këtij mandati ! Tërmeti dhe pandemia , lufta në Ukraine , ishin një sfidë e madhe për gjithë botën por ne nuk i ndaluam investimet si në buqësi që është bërë një punë e shkëlqyer me arritjen e vaditjes në 80% të territorit.
Është punuar në infrastrukturën rrugore , ku u bë e mundur shtrimi i 8 km asfalt në disa zona të cilat në 30 vjet nuk ishte bërë asgjë . Gjithashtu u rikonstrukuan shkolla,qëndra shëndetësore e sociale .
Është e vertetë që ky mandat i dytë për PS do çeli një epokë të re ! Ne do të japim maksimumin tonë, të gjithë bashkë pa dallime politike, që jo vetëm të realizojmë projektet e prioritetet tona por të kërkojmë e të gjejmë edhe mundësi të tjera për të shtuar rradhët tona , të na bashkohen njerëz që janë të kënaqur nga punët tona! Kohën që kemi në dispozicion, duhet ta shfrytëzojmë në maksimum, siç edhe duhet të bashkëpunojmë të gjithë bashkë, pa asnjë dallim. Tani është momenti të nisim punën për shtëpinë tonë të përbashkët, për të ndërtuar të sotmen me vështrimin nga e ardhmja,jo te kthehemi pas!
Në këtë stafetë të pandalshme, është mundësia, privilegji e përgjegjësia jonë që me përkushtim e ndershmëri, të japim kontributin tonë duke mësuar nga e kaluara dhe me vizion për të ardhmen. Ia kemi borxh të parëve tanë por edhe detyrim ndaj të ardhmes të fëmijëve tanë. Na u priftë e mbara të gjithëve bashkë, në shërbim të Vau Dejsit, Bushatit , Hajmelit , Shllakut , Temalit e Vig Mnelës , banorëve tanë të mrekullueshëm .
Edhe një herë shumë faleminderit nga të gjithë ju , dhe uroj që të kemi një fitore te madhe në 14 Maj .
Faleminderit ! I Juaji Kristian Shkreli
Comments are closed.