Në Qafën e Thores në Shkodër është shënuar temperatura rekord në vendin tonë, minus 22 gradë. Kjo gjë ka sjellë akull dhe ngrica në rrugën drejt pikës turistike të Thethit.
E njëjta situatë është edhe në Kelmend të Malësisë së Madhe, ku temperaturat në Vermosh shënuan -16 gradë. Rrugët janë të hapura, por këshillohet kujdes nga ngricat.
Ndërkohë, në Pukë termometri nën zero, ka sjellë ngrirjen e liqenit në qytet. Prej një jave, Shqipëria është nën pushtetin e një moti të ashpër, me temperatura të ulëta, erë të fortë dhe ngrica.
Përmirësimi i motit pritet pas fundjavës. Nuk kanë munguar reshjet e dëborës dhe as bllokimet e rrugëve për shkak të motit të keq.
Comments are closed.