Blerta Mema është e një e re nga përrenjasi e cila vijon studimet në Vlorë.
Në një takim të zhvilluar për programin e ri të bursave të studimit Mema pasi ndau historinë e saj të studimeve dhe zgjedhjes për të emigruar dha dhe një mesazh për të gjithë të rinjtë.
“Mos u bëni emigrant”, kjo është thirrja që bëri Blerta Mema pasi tregoi eksperiencen e saj zhgënjyese në emigrim.
Blerta Mema: Unë jam Blerta Mema, vij nga një fshat në bashkinë e Përrenjasit. Në viti 2019 isha studente në vitin e parë në gazetari në një takim që ju zhvilluat (i drejtohet Ramës) më thatë “Puno fort se do t’ia dalësh”. Unë atëherë nuk ia dola. E gjendur mes shumë vështirësive zgjodha rrugën e emigrimit, emigrova në Greqi, në vitin 2020. Por emigrimi të merrte ëndërrat, të merrte pasionin. Kur isha fëmijë e dija se të jesh emigrant është një profesion, e dija se babi shkon në një vend të bukur ku merr para. Kur unë u bëra emigrante vendosa të kthehem. Qeshorin e 2020 u ktheva. Zgjodha një nga programet prioritare të studimit në Vlorë. Sot jam këtu dhe dua tju jap një mesazh të gjithë atyre të rinjëve që e kanë gati një çantë për të ikur, mos u bëni emigrant. Këtë doja tju thoja, qëndroni këtu.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
Comments are closed.