Qeveria shqiptare ka gati një skemë me mbështetje financiare për ndjekien e programeve të qendrave të formimit profesional në fushën e programimit kompjuterik dhe kodimit nga të rinjtë. Ky program u prezantua në Shkodër nga dy ministret Edona Bilali dhe Bora Muzhaqi. Ministrja e Sipërmarrjes Bilali thotë se ky program synon që të mbajë në Shqipëri të rinjtë e talentuar në fushën e kodimit kompjuterik.
Ministrja për Rininë Bora Muzhaqi u shpreh se nevojat në tregun e punës në fushën e programimit kompjuterik janë të mëdha por deri më tani kanë munguar profesionistët e kësaj fushe. Me këtë mbështetje financiare që jep qeveria përmes dy skemave, interesi nga aplikuesit pritet të jetë i lartë.
Programi i kodimi i ofron mundësi të gjithë atyre që duan të zhvillojnë aftësitë digjitale duke i ofruar edhe atyre pa përvojë kompjuterike specializim në këto fusha. Programuesit kanë paga të larta qoftë brenda vendit por edhe nga kompanitë