Në orët e para të mëngjesit të së hënës, 6 shkurt, një tërmet 7.8 ballë i shkallës Rihter, goditi Turqinë e Sirinë. Si pasojë e lëkundjes së fuqishme dhe paslëkundjeve, raportohet për mbi 5 mijë viktima në total dhe mbi 25 mijë persona të plagosur.

Ndërkohë mësohet se pas Turqisë, një tërmet me magnitudë 4.79 goditi Sithonia në Halkidiki. Sipas Zgjidhjes Automatike të Institutit Gjeodinamik të Athinës, epiqendra e saktë e tërmetit ndodhet në një zonë detare 12 kilometra në jug jugperëndim të Ormylia Halkidiki.