Liqeni i Fierzës është mbuluar nga mbeturinat, një problem i vjetër ky që shfaqet kryesisht pas reshjeve të dendura të shiut. Kryetari i këshillit të qarkut tha se me fondet e BE-së po ndërtohen rrjetat pritëse të lumenjve, që pritet të kenë një impakt pozitiv brenda këtij viti.
KUKËS– Ndotja është një problematike e vjetër, por rrebeshi i mesit të janarit dhe reshjet e fillim-shkurtit e nxorën më në sipërfaqe.
Kryetari i Këshillit të Qarkut Kukës, Abdulla Domi, me financim të BE-së po zbatohet projekti “Bio-Drini” me fond 462 mijë euro, që ka në fokus vendosjen e pritave.
Projekti synon edhe zgjidhjen e problemit të ndotjes nga hedhja e mbeturinave përgjatë lumenjve, që më pas përfundojnë në Fierzë.
Dy prita do të vendosen në Lumin Drini i Bardhë në hyrje të zonës së Kukësit dhe dy të tjera në zonën e Xërxës në Rahovec të Kosovës. Projekti është dy vjeçar dhe pritet të përfundojë brenda këtij viti.
Comments are closed.