Kënaqësi të jesh mes drejtuesve të lartë të politikës në Itali, një prej shteteve mike të Shqipërisë dhe mbështetëse e fortë e vendit tonë në proçeset integruese evropiane, forcimin e demokracisë dhe zhvillimin ekonomik.
Me z.Matteo Salvini, Zëvendës Kryeministër i Republikës së Italisë si dhe ministër i Transportit dhe Infrastrukturës, z.Giancarlo Giorgetti, Ministër i Ekonomisë dhe Financës, si dhe z. Attilio Fontana, president i Rajonit të Lombardisë biseduam rreth situatës aktuale politike që po kalon Shqipëria, krizat me të cilat po përballemi, sfidën e integrimit në BE, kontributin e çmuar të bashkëkombasve tanë që jetojnë në Itali për të dy ekonomitë tona, si dhe mundësitë e reja të bashkëpunimit në sektorët jetik të ekonomisë, ku fokusi im padiskutim ishte Bashkia Shkodër.
Duke ju prezantuar potencialet e Shkodrës dhe lidhjet e saj të hershme me Italinë, i ftova miqtë e mi që të vizitojnë qytetin tonë, për të hapur rrugë të reja bashkëpunimi.
Jam i bindur se mbështetja e një shteti mik si Italia nuk do të mungojë asnjëherë, prandaj rikthimi tek nivelet e larta të shkëmbimeve tregtare, turistike, kulturore etj, janë një mundësi e mirë zhvillimi për Bashkinë Shkodër dhe Shqipërinë.
Comments are closed.