Zija Vuka është një mësues nga Shkodra, njëherazi dhe kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve, i cili ka bërë një gjest shumë të bukur. Ai ka dhuruar 200 libra nga biblioteka e tij për bibliotekën e Manastirit.
Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Zija ka rrëfyer si e ndërmori këtë gjest dhe se gjuha shqipe ishte arsyeja kryesore.
“Zanafilla ka lidhje me një vizitë që unë kam bërë në janar të vitit 2020 në qytetin e Manastirit me disa miq të mi. Ishte një vizitë e thjeshtë prej kureshtarësh për ta parë qytetin e Manastirit dhe miqtë e mi që ishin banorë të diasporës në Amerikë dhe natyrisht kishin atë idealizmin e tyre. Pam qytetin e Manastirit, një qytet i këndshëm, por ajo që na bëri përshtypje është se ai ishte i braktisur nga shqipfolësit, në kuptimin që edhe ata që ishin mezi flisnin shqip. Mezi gjetëm një person që na akordojë te djali që ishte drejtor i Muzeut të Alfabetit. Trishtimi im ishte fakti që po shuhej gjuha shqipe, në disa raste u ndala me njërëz që i pyeta për Migjenin dhe askush nuk donte ta dinte. Unë erdha në Shkodër me të gjithë këtë shije trishtimi. Tani që u krijua kjo nisma për ndërtimin e një biblioteke me libra shqip, mua më ra për shtat, më zgjoi të gjithë atë ankthin që kisha kaluar tre vite më parë”, u shpreh ndër të tjera mësuesi./abcnews.al
Comments are closed.