Frank Hoogerbeets, parashikuesi i vetëshpallur i tërmeteve ka parashikuar se planeti do të përjetojë tërmete masive nga 24 shkurt deri më 8 mars.
Duket se ka pasur të drejtë. Por edhe ka bërë një parashikim të frikshëm për nga precizioni. Një postim në Twitter, i bërë më 3 shkurt, Frank Hoogerbeets ka parashikuar në mënyrë të detajuar tërmetin e rënë në kufirin mes Turqisë dhe Sirisë. Përveçse zonës ku do të dinte tërmeti, parashikoi në një mënyrë të frikshme dhe magnitudën.
“Herët ose vonë, një lëkundje me magnitudë 7.5 do të ndodhë në këtë rajon (Turqinë qëndrore-jugore, Jordani, Siri, Liban),”-shkroi ai 3 ditë më parë, ndërkohë që sot shtoi: Zemra ime shkon për të gjithë të prekurit nga tërmeti i madh në Turqinë Qendrore. Siç e kam deklaruar më herët, herët a vonë kjo do të ndodhte në këtë rajon. Këto tërmete paraprihen gjithmonë nga gjeometria kritike planetare, siç kishim në 4-5 shkurt.
Comments are closed.