Ambasadori shqiptar në Turqi, Kastriot Robo në një lidhje telefonike për News24 pohoi se deri më tani nuk raportohet për shqiptarë në mesin e viktimave si pasojë e një tërmeti të fuqishëm që godit këtë vend. Robo tha se nga komunikimet e tij në terren, nuk raportohet që të ketë shqiptarë të prekur.
“Fatmirësisht në zonën e Ankarasë nuk u ndje. Ne, stafi i ambasadës, i Konsullatës shqiptare jemi mirë dhe të sigurt. Ishte tërmet shkatërrues, përveç fuqisë së madhe, zgjati shumë në kohë.
Kam komunikuar menjëherë pasi ndodhi tërmeti, me shtetas turq, me kombësi shqiptare. Fatmirësisht nuk ka humbje njerëzit për komunitetin shqiptar që jeton në ato zona. Prezenca e shqiptarëve në ato zona është e limituar, krahasuar me zona të tjera. Kemi komunikim permanent. Nuk rezulton se ka problem deri tani.”, tha ambasadori shqiptar.
Comments are closed.