Mësuesi në pension hap muze privat me objekte përfaqësuese të Shqipërisë së Veriut.

Për 34 vite ka dhënë kontributin e tij në arsim, dhe më pas edhe në administraten publike, ndërsa vitet në pension Ndoc Shaba ia ka kushtuar koleksionimit të objekte për muzeun etnografik, që ka ndërtuar në fshatin Plezhë të Bashkisë Vau i Dejës.

“Dëshira e mirë që gjithçka që trashëgojmë nga e kaluara të jetë dhe tua lëmë brezave që vijnë. Vërehet një fakt, ndoshta e organizuar e një farë globalizmit e prishjes së vlerave kulturore të trashëgimisë tonë në përgjithësi”…

Vendi ku janë vendosur objektet i ngjajnë më shumë një magazine, ndërsa brenda sapo hapen grilat përballësh me një pasuri të jashtështëzakonshme, e cila është grumbulluar në gjithë zonën e veriut.

Objektet janë të radha, ndoshta jo edhe shumë të vjetra por kanë një vlerë të jashtëzakonshme, sic është kjo makinë shkrimi që dikur ka qenë pjesë e hetuesisë në degën e brendshme në Shkodër…

“Është makinë shkrimit e periudhës së diktaturës komuniste, është përdorur në degën e brendshme në Shkodër, nga hetuesia e asaj periudhe. Dhe thuhet që me të janë ba me dhejtra procesverbale dhe denime të asaj periudhe kohe. Ma ka siguru një mik I imi, dhe për fat të mirë gjindet këtu do të rrij këtu në muze… Nuk kam shumë vite që e kam këtu…. Është hermes gjermane, e një periudhe shumë të hershme… Personi që ma ka siguri nuk ka informacione të sakta sa e vjetër është por që është përdor në dhomat e hetuesisë”….

Apo siç është Lahuta e Malësisë e At Gjergj Fishtës botimi i parë të cilën e ka dhuratë nga gjyshi i tij, e ruajtur me kujdes gjatë gjithë këtyre viteve….

“Ka kenë favorë nuk e di se cmënyrë, pasi unë e kam njohur gjyshin por nuk I kam ba pyetje si e ka ruajt. Është botimi I parë I vitit 1938, dallohet edhe nga shkronjat që janë cirilike që janë përdorë në atë kohë nga shtypshkronja. Kjo është ruajtur në arkë, nga gratë sepse gjërat më të shenjta në Zadrimë janë ruajtur në arkë. Ky libër është ruajtur si një libër uratësh. Në vitin 194 ju kam trefuar këtë libër dy profesorve të mijë. Fadil Krajës dhe Vehbi Balës të cilët edhe ma kanë kërku me e mbajtë por nuk ju kam dhënë”…

Veshjet e zonës së veriut, të cilat kanë specifikat e tyre, në muze ndodhen disa veshje si Xhubleta, veshja e zadrimes, ajo e mirditorës, veshja e Lumes, apo edhe Zymit të Hasit. Ndërsa më interesantja dhe që e ndeshim shumë radhë këtë veshje është ajo e Kallmetit….

“Veshja eKallmetit është ndërmjet veshjeve të tjera, dhe dallon. Tipologjitë e çorapeve, një jelek shumë I vjetër I shajaktë dhe me fije telit të argjendit, tipi I brezit, ndryshe nga brezat e tjerë, ky është pak më I veçantë nga brezat tjerë. Thuhet se është një popullatë me një origjinë të vetme, pa lidhje me popullaten qiftë e Zadrimës qoftë e Mirditës, autoktone. Kallmeti ka histori. Në Zarë gjinden popullatë nga Kallmeti. Ka pak gra të vjetra që I kanë të veshura, sikur është shumë zor me I gjetë. Ky është tipi I këmishave. Është e afërt ndërmjet këmishave të zadrimës me këmishat e Mirditës. Ajo cka të lenë me dallu, pjesa e sipërme e këmishës është e përafërt me atë të Mirditës, ndërsa pjesa e poshtme dhe krahët e këshimës është identike me atë të Zadrimës. Janë edhe rizat, që ndryshojnë. Kjo është e trashë dhe e pambukët, kjo e zadrimës është e mëndafshët, ka përafrime në punimet e dorës.. Secila nga këto veshje I kanë mbi 70 vjet…”

Pasioni i tij i vjetër ka qenë fotografia dhe filmimet me kamera, që e kanë shtyrë të grumbulloi edhe negativë të cilët numërojnë rreth 100 mijë negative…

“Përpara kam grumbullu pak, fillimisht kam pas biblioteken time, fillimisht kam ran ë tratativa duke qenë se kisha hobi fotografinë, kam hy në tratativa me ish fotograf të kohës së komunizmit. Ndër to një nga miqt e mijë fotograf Tom Curri, që nuk jeton më, me të cilin kishim një ide të hapnim edhe një studio, kam arritur të grumbulloj 100 mijë negative….Rëndësi të veçantë kanë, unë I shikoj me shumë nostalgji edhe në periudhën kur I skanoi, unë e vërej çdo foto, po të kisha kohë dhe moshë, me ato njohuri që kam fitu nëpërmjet protreteve të këtyre njerzve, do mund të bëja një skaner të plotë të shoqërisë së asaj periudhe, nëpërmjet fotove…Gjeografia shkon nga Kukli deri në Berdicë deri në zonën e Mjedës, ky rajoni fushor është në shumicë apsolute… Janë fotografi dokumentash, aktivitetesh të ndryshme, ka foto familjare, ka fotografi të dasmave, edhe të rasteve të morteve. Të gjitha këto mbulojnë jetën shoqërore të kësaj zone….janë nga viti 1967 deri në vitin 1990… të gjithë janë ble… Sikur mos ti bleja ato nuk do ishin më, sepse edhe ruajtja e tyre ka qenë në kushte shumë të këqija”…

Mbajtja e negativëve është shumë e rëndësishme, ndërsa skanimi është një process tjetër edhe më i rëndësishem. Ai shpenzon 4 deri në 5 orë në ditë në skanim…

“Unë bëjë të paakten 4 deri në 5 orë në ditë skanim, pasdreke te shtëpia, atje I bëjë skanimet. Punoi në mënyrë intensive që të mban pezull”

Muzeu ka shumë pak visitor, pasi nuk është I bërë public, kushtet në muze nuk janë adekuate, pasi çdo gjë po bëhët me sakrificën e tij…

“Pak visitor ka, se nuk është bërë publike, nuk është bërë ligjërisht, kjo edhe pse deri dje kam qenë duke ndërtu nga pak. Ka nevojë për një vetratë drurit, sepse me ato llamarina nuk të lenë shiu. Kjo pjesë e imja është e imja, dhe do të ketë administrator ndoshta nipat e mijë. Gjithë këtë e kam ndërtu vetë, pasi unë kam punu edhe në ndërtium, në duralumin dhe cdo gjë që kam grumbullu nga puna jashtë oraritë të punës në ndërtim e kam vendosur këtu në këtë object ku është muzeu”…

Muzue ka nevojë të sitemohet të bëhët i aksesueshëm për gjithë vizitorët dhe Ndoc Shaben shprehet se momentalisht do e stopoi pak grumbullimine objekteve..

“Për momentin ideja ime është sa më pak të grumbulloi, për arsye që ta bëjë të aftë që të quhet muze. Ta ligjeroj që të quhet muze, I vogël I vogël por ka gjëra të mëdha. Nuk e di për më vonë por për të vendos në vendet e veta duhet punë. Asnjë ndihmë deri tani nuk kam marr, dhe as nuk kam kërku”…

Cdo gjë e ka të blerë, përvec diçka të vogël që ka trashëgimia nga familja. Ndërsa shprehet se të vetmen llogari që mund të bëjë është ajo e të ardhurave që siguron nga pensioni…

“Një llogari mundët me u ba e lehtë edhe tjerat smund I bajë. Unë prej 8 vjetësh jam invalid, kam marr një pension që në fillim ka qenë 260 mijë lekë, mund të jetë rritë ka shku 280, dhe komplet ky pension është vënë në dispozicion për të blerë objekte… I vetmi donacion deri tani ka qenë 4, 5 persona që kanë dhuru nga 50 euro”….

Pasioni dhe dashuria e madhe për kulturen traditen dhe historinë e zonës ka bërë që Ndoc Shaben të shpenzoi gjithë të ardhurat e tij në ngritjen e një muzeu etnografikë./abcnews.al