Detaje të reja janë mësuar lidhur me aksionin e zhvilluar nga grupi i Forcave të Ndërhyjes së Shpejtë, për të kontrolluar banesën e Artan Gjinajt gjatë orëve të para të mëngjesit të sotë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dajç të Lezhës, ndërsa kryefamiljari thotë se nuk ndodhej në banesë, pasi punon në Malin e Zi, por brenda duket se ishin dy fëmijët e tij të mitur dhe bashkëshortja.
Për shkak të mënyrës së kontrollit, familja Gjinaj ka ngritur dyshime se mund të mos ishte Policia, por gazetari Elidon Ndreka ka bërë me dije për “Balkanweb” se nga policia e Lezhës i është konfirmuar se para ndërhyrjes, salla operative është njoftuar nga Policia e Shkodrës për këtë aksion.
Sipas të dhënave të deritanishme, shkak për kontrollin janë bërë dyshimet se në banesën e familjes Gjinajt, fshihej një person i shpallur në kërkim, i cili është i afërmi i familjes Gjinaj. Megjithatë ende nuk dihet se për kë bëhet fjalë.
Comments are closed.