Mimoza Veizaj është 30-vjeçarja që ka ndërruar jetë në maternitetin “Koço Gliozheni” disa ditë pasi kishte sjell në jetë fëmijën e saj.
Familjaret thonë se nënës së re nuk i është bërë shërbim. Sipas tyre ajo ka shkuar ne spital në 3 të natës dhe ka lindur në 3 pasdite. Familjarët thonë se nuk ka pasur asnjë shqetësim më përpara. Ka pasur dhimbje brinjësh dhe këmbësh.
Ata akuzojnë mjekët se nuk i kanë dhënë shërbimin e duhur.
Ndërkohë më herët materniteti në në reagim zyrtar shprehej se lindja shkoi shumë mirë dhe pas disa ditësh e reja ishte shfaqur në spital me dobësi trupore ku është shtruar në repartin e terapisë intensive.
Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, sic shkruhej në reagim gjendja e pacientes është rënduar në mënyrë të shpejtë, duke ndërruar jetë.
Comments are closed.