Gazetari investigativ Artan Hoxha i ftuar në studion e emisionit “Në shënjestër” me Klodiana Lalën ka deklaruar se masakra e Fushë-Krujës ku mbeti i vrarë Brilant Martinaj dhe dy persona të tjerë.
Hoxha zbuloi se automejti i cili u gjet i djegur dhe u deklarua se u përkiste autorëve të vrasjes, në fakt është vendosur qëllimisht dhe është djegur nga një tjetër person me qëllim tërheqjen e vëmendjes së autoriteteve.
Sakaq, Hoxha shtoi se një nga të vrarët e 17 korrikut 2022, Besmir Hoxha, u vra aksidentalisht për shkak se ky i fundit atë ditë do të priste motrën e tij në aeroportin e Rinasit, por shkoi me Martinajn për arsye të tjera duke gjetur më pas vdekjen.
“Duket sikur ne e relativizojmë çfarë ka ndodhur, nuk është çdo gjë për një polic të thjeshtë, në gjithë atë strukturë ka pasur shume elementë. Makina e djegur që ka gjetur policia nuk më rezulton të ketë qenë makina e autorëve, ka qenë një rrufjan që i ka vënë zjarrin për të tërhequr vëmendjen e policisë. Këto janë ngjarje shumë të vështira për tu zgjidhur dhe duhet një i penduar që të thotë fakte që ndihmojnë hetimin.
Këto ngjarje janë të lidhura me njëra-tjetrën, për vetë faktin kush janë viktimat, Brilant Martinaj dhe dy të tjerët, Besmir Hoxha ka qenë për të marrë motrën e tij në Rinas dhe përfundoi i vrarë aksidentalisht. Autoritetet duhet të japin një përgjigje. Nuk e përjashtojmë dot që është dekonspiruar apo jo hetimi”, tha ai.