Shkrimtari, gazetari dhe studiuesi vlonjat, Çlirim Hoxha i ka befasuar të gjithë me deklaratat e fundit. Ai ka publikuar librin e ri “Troja gjendet në Shkodër” dhe e pohon këtë me fakte të ndryshme nga historia.
I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Hoxha thekson se shqiptarët e kanë prejardhjen nga pellazgët. Sipas studiuesit, 3250 vjet më parë nuk ka pasur grekë të lashtë dhe nuk kanë ekzistuar.
“Nuk do t’i kisha hyrë fare këtij studimi sepse janë gjëra që të rrezikojnë edhe reputacionin kur nuk je në gjendje të tregosh fakte, ta mbështesësh dhe mbrosh atë që do të tregosh dhe shkruash.
Ajo që më gërrici është që Akademia e Shkencave nuk e pranonte teorinë që shqiptarët e kanë prejardhjen nga pellazgët. Madje, në 1936, profesor Çabej e hedh poshtë këtë teori duke thënë që nuk është kohë t’i mbushim mendjen brezave me teori që kanë lulëzuar në shekullin e 19 për të ngritur moralin e shqiptarëve. Unë isha kundër kësaj të thënë nga profesor Çabej, sepse kisha fakte që shqiptarët e kanë prejardhjen nga pellazgët. Edhe i hyra këtij studimi, duke gjetur fakte dhe duke përdorur si çels gjuhën shqipe dhe arrita në konkuzionin që shqiptarët e kanë prejardhjen nga pellazgët. Edhe lufta e Trojës në vetvete është bërë mes qyteteve-shteteve pellazgëve, dhe jo midis grekëve dhe trojanëve siç na është thënë sot. Pra, 3250 vjet më parë nuk ka pasur grekë të lashtë dhe nuk kanë ekzistuar. Dua të them që ne me grekët jemi i njëjti popull sot, pavarësisht ndarjeve fetare.
Çfarë lidhje kemi ne shqiptarët me trojanët? Ka qenë lufta e Trojës midis grekëve dhe pellazgo-ilirëve, apo luftë midis qytetë-shteteve me njëri-tjetrin? Edhe nga studimi im më rezulton që nuk ka qenë luftë mes grekëve se nuk ka ekzistuar. Mirëpo, grëkët e shpallën pavarësinë ndaj Turqisë 91 vjet para Shqipërisë. Edhe çfarë ndodhi kur Shqipëria nuk dinte ku kishte kokën. Ata morën të gjithë historinë dhe në të gjithë shkollat e botës mësohet se antikiteti i përket atyre. Por a e përmbysim ne dot këtë? Jo. Por a e mësojmë dot ndryshe këtë? Po. Për këtë arsye mora Iliadën e Homerit dhe e rilexova, për të gjetur vendin ku është Troja”, u shpreh ai ndër të tjera./abcnews.al
Comments are closed.