“Shkodren e lakmojne te gjithe ! Krenohen me te anembane e cdo gje e bejne kunder saj”. Volejbollistja e shekullit, e Vllaznise, Valbona Quku Lisha, e ka nisur kete te diele duke i kujtuar cdo shkodrani se sa e bukur eshte Shkodra dhe sa me fat jemi, qe jetojme ne kete qytet por…
Ajo shkruan:
“Sa e lakmueme asht Shkodra, sa shume krenohen se jane shkodrane, apo kane nji lidhje te afert me Shkodren. Mandej te diftojne si duhet me e dasht Shkodren njisoj si ata. I shoh ne sy, me kuriozitet, nga i buron ajo siguri me te cilen i nxjerrin ato fjale, pa ma te voglin problem, I shoh e nji buzqeshje e pavetdijshme me ndalet para se me mbrrit tek buzet.
Jane kto persona qe cdo pushim e bajne jasht Shkodre, cdo mjekim e marrin jashte Shkodre, cdo gja e blejne jashte, por cdo biznes te piste e bajne ne Shkoder, apo diku neper Shqipni. Jane kto, qe mallkojne te varfenit, qejte e rrugave e fmijte me aftesi ndryshe. Jane kto qe nuk i shef kurr tuj ece neper rruget e Shkodres, se frekuentojne vetem restorante eskluzive se ata jane personazhe eskluzive ne cdo aspekt. Kam nja pasqyre imagjinare, e mbaj me vedi qe asgja qe reflekton kjo kategori mos me mbrrit askund afer meje…”
Comments are closed.