Usain Bolt ka hedhur poshtë pretendimet se ai tani ka mbetur ‘trokë’, pasi po qarkullojnë thashethemet se i kanë mbetur vetëm 12,000 dollarë në llogarinë e tij bankare. Këto thashetheme vijnë pas një rasti mashtrimi që mund t’i ketë kushtuar kompanisë së tij 12 milionë euro. Bolt komentoi rastin për herë të parë këtë fundjavë, duke folur në një drekë për Gibson McCook Relays në hotelin Jamaica Pegasus. Bolt tha për Jamaica Observer se:

Gjithmonë do të jetë një situatë e trishtueshme për këdo që të humbasë atë për të cilën ka punuar shumë. Kjo është një situatë e trishtueshme dhe unë jam padyshim i zhgënjyer. Nuk dua të them shumë, por, siç e dimë, nga këndvështrimi i të gjithëve nuk duket mirë. Kam lexuar disa komente dhe të gjithë janë konfuzë. Unë jam po aq konfuz sa publiku, por do të shohim se çfarë do të ndodhë. Jo, nuk jam trokë, por padyshim që më ka vënë një pengesë. Ishte për të ardhmen time. Të gjithë e dinë se unë kam tre fëmijë, unë jam ende duke u kujdesur për prindërit e mi dhe ende dua të jetoj shumë mirë.