Kryesisht përgjatë mbrëmjes një person i paidentifikuar ende, gjatë natës, godet me shkelm pasqyrat e makinave të banorëve të lagjes që janë të parkuara aty pranë duke i thyer ato.

Personi i maskuar, nuk ka target vetëm një automjet por disa prej tyre. Personi në fjalë i maskuar, pasi dëmton disa prej pasqyrave në fjalë më pas largohet në këmb nga lagja.

Pamjet janë filmuar nga kamerat e sigurisë së një prej bizneseve në lagje dhe pritet që së shpejti policia të marrë masa dhe të kapë autorin./abcnews.al