Situata nga moti i keq në Shkodër është përkeqësuar. Nga 15 banesa që ishin me prezencë uji një ditë më parë, sot 30 banesa janë nën ujë. Ndërkohë, sipërfaqja e tokës së përmbytur është rritur nga 1320 ha në 1400 ha. Situata në Lezhë është përmirësuar që prej ditës së djeshme.

Në Shkodër rruga e Obotit vijon të jetë e pakalueshme. Një mjet i ushtrisë me katër forca po bën të mundur kalimin e banorëve të zonës. Edhe rruga Rruga Shirq-Darragjat është e pakalueshme, ka prezencë uji në një lartësi 80 cm krahasuar me ditën e djeshme. Ka prezence uji në 30 oborret e banesave në fshatin Obot. 1400 ha tokë e përmbytur.