Autoritetet italiane kanë zhvilluar një operacion kundër krimit të organizuar. Sipas mediave italiane, oficerët e Shërbimit Qendror të Hetimit të Krimit të Organizuar italian dhe Njësia e Policisë Ekonomike dhe Financiare e Guardia di Finanza në Brechia kanë ekzekutuar 43 masa sigurie në Itali, Shqipëri dhe vende të tjera evropiane.
Mësohet se si rrjedhojë e operacionit janë sekuestruan mbi 4 milionë euro në një hetim të gjerë për trafikun e drogës.
Pritet që detajet mbi këtë operacion të jepen në një konferencë për shtyp nga prokurori i Bergamos në mesditë, në një lidhje ku do të jenë të pranishëm po ashtu përfaqësues të agjencisë Eurojust dhe autoritetet shqiptare.
Comments are closed.