Gazetarja Fatjona Mejdini ka deklaruar në emisionin “Opinion” se Alda Klosi ka qenë Drejtoreshë e Konçensioneve në ministrinë e Financave të drejtuar nga Arben Ahmetaj dhe më pas ka punuar se drejtoreshë kabineti në ministrinë e rindërtimit.
Mejdini tha se Klosi ka qenë pranë Ahmetajt edhe në deklarimet që ky i fundit ka bërë para komisionit të inceneratorëve.
“Zonja ka qenë drejtoreshë e konçensioneve në ministri, nga burime të njerëzve që kanë punuar me të. Zonja është paraqitur në komisionin e inceneratorëve me Ahmetaj. Zonja i ka qëndruar në krah me dokumentacionin”, tha Mejdini. E në fakt kjo video e asaj periudhe e vërteton. Alda Klosi, veshur në të zeza në majtë të ministrit Ahmetaj, pas tij./Opinion.al
Comments are closed.