Deputeti i Partisë Socialiste Agron Çela deklaroi përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve të MCN Tv se vendimi i tij për t’u larguar nga PL dhe për t’u bashkuar me PS ishte një mendim dhe qasje ndryshe për qytetin e Shkodrës dhe se në këtë mes nuk ka pasur ‘merkato’.
Duke vijuar më tej, Çela tha se edhe pse marrëveshja me Bardh Spahinë dhe puna për të fituar ishte e pastër, kryebashkiaku nuk e menaxhoi si duhet qytetin e Shkodrës.
Unë e kam bërë të ditur, nëpërmjet rrjeteve sociale, nuk kishte ftesë, por një mendim ndryshe dhe një qasje ndryshe për qytetin e Shkodrës. U bëmë vite në opozitë dhe opozita ishte e përçarë dhe shpresat ishin të pakta që të rimerrnim veten dhe të ecnim në një rrugë të mbarë. Duke qenë gjithmonë i suksesshëm kjo ishte sfida e radhës, nuk kemi pasur merkato. Unë punoj në Shkodër dhe kam kontribut në qytetin tij. Jam i vetmi deputet që jetoj në Shkodër dhe sikur të vazhdoja atë rrugë që kishim Shkodra do të mbetej pa deputet. Deputetët jetojnë në Tiranë, vijnë një herë në 2-3 javë në Shkodër.
Kam punuar në fushatë për Bardh Spahisë. Kemi punuar me shpirt. Patëm një marrëveshje të qartë si do qeveriset bashkia i kemi dhënë fitoren dhe ka qenë koalicioni më i kristaltë në 30 vite. Ai nuk e trajtoi mirë, nuk e menaxhoi mirë qytetin e Shkodrës. Ky është shkaku kryesor, Bashkia e Shkodrës do vëmendje. Do peshë edhe vlerë. Prisnin një ndryshim, por ndryshimi ishte zero, zero, zero. Nuk ka asnjë ndryshim, madje Shkodra po shkon më keq.
Në garë mendohet të jemi të barabartë, Shkodra këtë herë mendon ndryshe PS ka një organizim tjetër, menaxhim tjetër, për fitoren e PS. Qytetarët mendojnë ndryshe për një të ardhme më të mirë për qytetin. Bashkia e Shkodrës fitohet nga PS.
Unë nuk kam marrë asnjë lajm se kam qenë me angazhimet e mia, nuk e di çfarë ka ndodhur. Biznesmenët që njoh unë nuk kemi asnjë kërcënim dhe s’kemi pasur asnjëherë. Unë do interesohem. Në çdo pallat, shkallë ka kamera se janë vendosur nga bizneset, institucionet. Para pak ditësh u dha urdhër që çdo njësi të jetë e monitoruar.
Unë besoj nuk kemi ndonjë gjë të veçantë, u bë kohë që në Shkodër nuk ka pasur ndonjë gjë. Jemi të qetë, për t’i dhënë një shtyrje Shkodër. Më intereson që Shkodrës t’i kthehet dinjiteti, investimet dhe të pengojmë që rinia të largohet jashtë shtetit. Nuk dua që fëmijët e mi të ikin. Shkodra do të ndryshojë me 14 maj.
Comments are closed.