Besmir Lezha, Onid Bejleri dhe Senad Halluni jane emrat e tre drejtoreve rajonale qe kane marre zyrtarisht detyren ne tre drejtori rajonale ne Shkoder.
Nga dita e sotme, Lezha do te jete drejtor tek Patentat, Bejleri tek Hipotekat dhe Halluni ne Spitalin rajonal te Shkodres.
Behet fjale per profesioniste te spikatur ne angazhimet e tyre te meparshme, Besmir Lezha, i cili vjen nga pervoja ne sektorin privat. Senad Halluni është një emër i mirënjohur si mjek, në dispozicion të pacienteve dhe i përkushtuar në sherbim të tyre. Onid Bejleri, vjen nga eksperienca në Agjensinë e Trajtimit të Pronave në Tiranë.
Burimet bejne me dije se gjate diteve te ardhshme pritet te kete te tjera levizje edhe ne drejtorite e tjera te Qarkut te Shkodres.
Keto levizje, vijne vetem pak muaj, para zgjedhjeve vendore ne Shkoder, ku pritet qe PS te kandidoje deputetin Benet Beci, i cili duket se eshte edhe ai qe i ka dhene miratimin levizjeve te reja ne Shkoder, duke u bazuar tek fakti i te qenit nga Shkodra te te gjithe drejtuesve te rinj, por edhe nivelit te profesionalizmit duke synuar permiresimin e performances dhe rritjen e sherbimit ndaj banoreve te Shkodres.
Comments are closed.